Flash News

KRYESORE

Akil Kraja: Sa më të dobëta institucionet tona, aq më e fortë teknokracia e burokratëve të Brukselit

Akil Kraja: Sa më të dobëta institucionet tona, aq më e

Këshilltar i PD-së, Akil Kraja mendon se Shqipëria duhet të përqafojë Europën e kombeve si një shtet sovran, demokratik, ndërtuar mbi sundimin e ligjit dhe kushtetutshmërinë, me parlamente e institucione me përmbajtje, e jo fasada.

Në një status në Facebook, ai ka radhitur disa mësime "jo-demokracie" nga Brukseli për Tiranën.

Sipas tij, shembulli më perfekt është zgjedhja e Kryetarit të Komisionit Europian, që pritej të zgjidhej nga populli evropian, por që në fund vendosën negociatat diplomatike.

Ai shtoi se Shqipëria duhet të çlirohet sa më parë nga Evropa e "shoqatave", e mos-llogaridhënies, e raporteve fasade, e projekteve fantazmë...

“Nëse nuk e kuptojmë që Europa teknokratike nuk është demokratike, atëherë nuk do të kuptojmë kurrë pse kjo "Evropë" nuk alarmohet nga mungesa e demokracisë në Shqipëri.

Europën nuk duhet ta shohim si një status. Nuk duhet ta shohim si një proces teknokratik. Por si nje pasqyre e vlerave kombëtare ndaj te cilave aspiron kombi shqiptar prej shekujsh. Shqipërinë duhet ta ëndërrojmë si një te barabartë me çdo shtet europian.”, shkroi Kraja në Facebook

Me rëndësi për të është që shqiptarët të kenë dinjitetin për të ëndërruar Shqipërinë si gjithë Europa, demokratike, sovrane e te zhvilluar.

“Të kemi kurajën të themi se Shqipëria ka qenë, është dhe do të jetë gjithmonë europiane - latine në fjalë, tolerante në besim dhe mesdhetare ne gjeografi. Të gjejmë forcën të pranojmë që qenia jone Evropiane varet vetëm nga NE, pavarësisht çfarë vendos Brukseli!

Ka ardhur koha te zgjohemi. Shqipërinë mund ta ç’bëjnë vetëm burokratet... Shqipërinë mund ta bëjnë vetëm shqiptaret.”

Statusi

Mesime "jo-demokracie" nga Brukseli per Tiranen, ose pse standartet elektorale nuk pijne me uje :

I thane mbarë Europës që Kryetari i Komisionit do të zgjidhet nga "populli europian". Spitzenkandidat e quajtën dhe beri fushate anembane vendeve anetare duke kerkuar vota. Sot ai u terhoq pasi dikush tjeter u "emerua". Vota demokratike u zevendesua nga negociatat diplomatike.

Charles de Gaulle kishte te drejte : Europa e teknokrateve nuk mund te fitoje mbi Europen e Kombeve.

Ajo që po ndodh me reformën në drejtësi në Shqipëri, me progres-raportet-qorre qe nuk e "shohin" drogen & korrupsionin & krimin e kesaj qeverie eshte deshtimi i Europes teknokrate, pa rrenje, pa themele, pa histori.

Shqiperia duhet te perqafoje Europen e kombeve si nje shtet sovran, demokratik, ndertuar mbi sundimin e ligjit dhe kushtetueshmerine, me parlamente e institucione me permbajtje, e jo fasada.

Sa me te dobeta institucionet tona kombetare, aq me e forte teknokracia e burokrateve të Brukselit ndaj nesh. Pasojat po i shohim dhe po i vuajmë çdo dite.

Ndaj është emergjente nevoja që Shqipëria të përqafojë sa më parë Evropën e Kombeve, Evropën e shteteve të konsoliduara, Evropën e tregut të lirë dhe të sipërmarrjes, Europën e ligjit, e rrënjeve historike.

Shqipëria duhet të çlirohet sa më parë nga Evropa e "shoqatave", e mos-llogaridhenies, e raporteve fasade, e projekteve fantazem...

Nese nuk e kuptojme qe Europa teknokratike nuk eshte demokratike, atehere nuk do te kuptojme kurre pse kjo "Europe" nuk alarmohet nga mungesa e demokracise ne Shqiperi.

Po, dhe ne Bruksel ka dy "Europa" dhe sot ka ardhur koha qe Shqiperia te zgjedhe Europen e Kombeve, Europen e demokracise, Europen e shteteve te medha, te ligjshmerise, qe njeh kushtetutat e vendeve anetare, qe njeh sovranitetin e vendeve anetare!

Zgjerimi Europian eshte frenuar minimalisht per 10 vjecarin e ardhshem. Negociatat per Serbine e Malin e Zi jane hapur prej kohesh, nderkohe per Shqiperine e Kosoven do te shtyhen me shume gjasa per vitin tjeter ne rastin me te mire.

Të dashur miq, Europen nuk duhet ta shohim si nje status. Nuk duhet ta shohim si nje proces teknokratik. Por si nje pasqyre e vlerave kombëtare ndaj te cilave aspiron kombi shqiptar prej shekujsh. Shqipërinë duhet ta ëndërrojmë si një te barabartë me çdo shtet europian.

Te kemi dinjitetin per te enderruar Shqiperine si gjithe Europa - demokratike, sovrane e te zhvilluar. Te kemi kurajon te themi se Shqiperia ka qene, eshte dhe do te jete gjithmone Europiane - latine ne fjale, tolerante ne besim dhe mesdhetare ne gjeografi. Te gjejme forcen te pranojme qe qenia jone Europiane varet vetem nga NE, pavaresisht cfare vendos Brukseli!

Ka ardhur koha te zgjohemi. Shqiperine mund ta çbejne vetem burokratet... Shqiperine mund ta bejne vetem Shqiptaret.

Të fundit