Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Akil Kraja sqaron ‘gjyqin politik’ me Veliajn: Mashtroi sërish, çështja është në apel, nuk i kam derdhur asnjë qindarkë
Këshilltari demokrat në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Akil Kraja, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka sqaruar edhe një herë përballjen në gjykatë mes tij dhe kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Që në nisje të postimit të tij, Kraja e cilëson këtë si një gjyq politik duke dhënë dhe arsyet. “Jo vetëm për shkak të personazheve politikë të përfshirë në të, por dhe sepse një gjykatë pranon të “gjykojë” (pra vlerëson) në vend të votuesit, cilësinë e aksionit politik të një zgjedhuri vendor. Tanimë vota e sovranit zëvendësohet nga vendimet e gjyqtarëve të “vetingut” të rilindur”, shkruan Kraja.
Më tej, ai ka shpjeguar gjithë kronologjinë e ngjarjes, nga deklaratat e tij deri te vendimi i gjykatës ndërsa zbulon një tjetër mashtrim të kryebashkiakut të Tiranës.
“Gjyqtarja Panajoti, më 23 tetor shpalli fajësinë time. Të nesërmen, në 24 tetor, Veliaj nxitoi të deklaronte që me paratë e dëmshpërblimit bleu dy kompjuterë të cilët i dhuroi po kaq shpejt, në një takim në zyrën e tij në Bashki, drejtorit të shkollës “Isa Boletini”. Unë jam aktualisht në proces apelimi dhe nuk kam derdhur asnjë qindarkë në drejtim të tij. Ai mashtroi serish siç kishte bërë me deklaratën se çmimi i ujit nuk do të rritej me 40%”, thotë këshiltari bashkiak i PD-së.
Akil Kraja thekon se ai është i palëkundur ndaj çdo deklarate të shprehur në këto tre vite e gjysmë si këshilltar bashkiak, përfshi edhe ato të identifikuara nga Gjykata dhe për të cilat, shprehet se nuk ju dha mundësia të mbrohej gjatë fazës së parë të këtij gjykimi politik.
Postimi i plotë
NJE GJYQ POLITIK !
_____________________
Shumë miq më kanë kërkuar më shumë informacion mbi arsyetimin e gjykatës ku i jepet të drejtë Kryetarit të Bashkisë mbi padinë e tij ngritur ndaj meje si Këshilltar Bashkiak mbi çështjen e ngritjes së çmimit të ujit. Ky shkrim është një formë “llogaridhënie” ndaj qytetarëve dhe komentueseve të këtij profili të cilët nuk janë kursyer në asnjë moment të shprehin mbështetjen e tyre ndaj meje, për të cilin i falënderoj thellësisht.
Bëhet fjalë për një gjyq politik, jo vetëm për shkak të personazheve politikë të përfshirë në të, por dhe sepse një gjykatë pranon të “gjykojë” (pra vlerëson) në vend të votuesit, cilësinë e aksionit politik të një zgjedhuri vendor. Tanimë vota e sovranit zëvendësohet nga vendimet e gjyqtarëve të “vetingut” të rilindur.
Të shpjegojmë më parë kronologjinë e asaj çfarë ka ndodhur.
Më 26 dhjetor 2017 njoftohem se Gjykata e Tiranës ka pranuar një padi të Kryetarit të Bashkisë Erion Veliaj mbi një “turbullim të padrejtë të gjendjes së tij shpirtërore” si dhe “cenim të nderit, reputacionit dhe imazhit të tij”. Objekti i padisë kufizohej ekskluzivisht në një deklaratë timen të 15 nëntorit 2017 pas konfirmimit përfundimtar, dhe nga enti rregullator, të rritjes së çmimit të ujit për banorët e Tiranës me 40%.
Në cilësinë time si Këshilltar dhe Kryetar i Komisionit të shërbimeve publike, në deklaratën për shtyp të 15 nëntorit 2017, kjo rritje gjykohet si një aferë. Një cilësim i cili vjen për shkak të premtimit publik të Kryetarit të Bashkisë, se çmimi i ujit nuk do të rritej në çdo rast si në privatizimin, ose jo, të UKT-së. Në fakt, ndodhi e kundërta. Këshilli Bashkiak Tiranë votoi pro rritjes me 40% ndërkohë që diskutimet mbi privatizimin potencial të UKT-së “u mbyllën”, ashtu siç u “hapën”, pa asnjë transparencë, asnjë diskutim publik dhe asnjë vendimmarrje të Këshillit Bashkiak.
Gjykimi nën drejtimin e gjyqtares Regleta Panajoti, zgjati 9 seanca dhe po kaq muaj deri në dhënien e vendimit më 23 tetor. Veliaj, i mbrojtur nga i njëjti avokat si Taulant Balla, paraqiti si prova shtesë vetëm dy deklarata të tjera të miat, si dhe qindra fletë të noterizuara postimesh të marra nga profili im publik në rrjetet sociale.
Gjyqtarja Panajoti, më 23 tetor shpalli fajësinë time. Të nesërmen, në 24 tetor, Veliaj nxitoi të deklaronte që me paratë e dëmshpërblimit bleu dy kompjuterë të cilët i dhuroi po kaq shpejt, në një takim në zyrën e tij në Bashki, drejtorit të shkollës “Isa Boletini”. Unë jam aktualisht në proces apelimi dhe nuk kam derdhur asnjë qindarkë në drejtim të tij. Ai mashtroi serish siç kishte bërë me deklaratën se çmimi i ujit nuk do të rritej me 40%.
Përse bëhet fjalë realisht për një “gjyq politik”.
Dhe pse padia fillestare e Veliajt ishte kufizuar ekskluzivisht mbi deklaratën e 15 nëntorit 2017 dhe çështjen e çmimit të ujit, Gjyqtarja Panajoti deklaron në vendimin e saj se gjykata nuk do të analizojë asnjë pretendim mbi mënyrën e vendimmarrjes apo privatizimin e UKT-së. Ky refuzim, vjen nën justifikimin se UKT është një Sha., dhe se i takon organeve drejtuese dhe administratorëve të saj që të mbikëqyrin miradministrimin e saj. Gjykata, duke u shprehur kështu, mohon realitetin se Bashkia Tiranë dhe Këshilli Bashkiak janë pronarë efektivë të UKT-së. Praktikisht, gjykata refuzon të analizojë objektin themelor të padisë: rritjen e çmimit të ujit me 40% në kushtet e privatizimit potencial të UKT-së.
Çfarë gjykoi atëherë gjyqtarja Regleta Panajoti nëse jo deklaratën objekt të padisë?
Gjykata konsideron që i gjithë aktiviteti politik, marrë në tërësi, i shprehur në media dhe në rrjete sociale, i ka shkaktuar një “turbullim” të padrejtë gjendjes shpirtërore të Kryetarit të Bashkisë. Pra, objekti i gjykimit u zgjerua nga çështja e rritjes së çmimit të ujit (për të cilën u mbrojtëm në gjykim) në gjykimin e të gjithë aktivitetit politik si këshilltar bashkiak (për të cilin nuk na u dha mundësia të mbroheshim). Kjo është arsyeja përse ky ishte realisht një gjyq “politik”, i padrejtë dhe cenues i parimeve më themelore të një shteti demokratik dhe ligjor.
Duke i nxjerrë tërësisht nga konteksti politik në të cilin janë shprehur, Gjykata rreshton në vendimin e saj terma të marrë nga deklaratat mediatike dhe statuset e ndryshme në rrjete sociale të cilat i adresohen Veliajt ose aktivitetit të tij si “gënjeshtar, recidivist, votim i paligjshëm, makutëri, pedopolitikë, shfrytëzim i të miturve, vjedhje e rradhës...”. Në një paragraf tjetër, Gjykata shprehet dhe mbi një deklaratë timen përsa i përket vdekjes së të ndjerit Ardit Gjoklaj duke u ndalur mbi cilësimin “si vrasje në një territor të administruar nga Bashkia Tiranë” etj.
Në një përkufizim racist ndaj banorëve të Tiranës, Gjykata shkon deri aty sa të shprehet se qëllimi im nëpërmjet këtyre termave, paska qënë të influencoj “njerëzit me aftësi mesatare gjykimi”, pra banorët e Tiranës që nuk janë aq të zgjuar sa të ndajnë të vërtetën nga propaganda. Një skandal më vete!
Besnik ndaj bindjeve të mia dhe forcës politike që përfaqësoj, i bindur në faktet që zotëroj dhe me idealin se i shërbej qytetarëve të Tiranës, demokracisë dhe të vërtetës, unë shprehen i palëkundur ndaj çdo deklarate të shprehur në këto tre vite e gjysëm si këshilltar bashkiak, përfshi ato të identifikuara nga Gjykata dhe për të cilat, nuk mu dha mundësia të mbrohesha gjatë fazës së parë këtij gjykimi politik.
Veliaj është një gënjeshtar - siç bëri me blerjen e kompjuterëve shpjeguar më sipër; recidivist – skenari i rritjes së çmimit të ujit është i njëjte si në rastin e çmimit të transportit publik, apo për moratoriumin e ndërtimeve; votime të paligjshme: votimi i rritjes së çmimit të ujit është çuar në gjykatë dhe është fituar në shkallë të parë nga ana e këshilltarëve bashkiakë të opozitës. etj. etj.
Përsa i përket rastit tragjik të Ardit Gjoklajt, ky është shpjeguar në detaje e fakte të pakontestueshme në shkrimet të mia të mëparshme. Kjo gjë vlen dhe për gjykimin që i bëj teprimit, deri në abuzim, përdorimit të imazhit të fëmijëve nga ana e Kryetarit të Bashkisë Tiranë (ndiq linqet më poshtë për të dy këto shkrime).
Ky “gjyq politik” është një nga dhjetëra rastet e tatëpjetës drejt së cilës po shkon vendi ynë, një tatëpjetë që na largon nga shteti demokratik dhe ligjor, që na largon nga perëndimi dhe orientimi natyror i kombit shqiptar. Një tatëpjetë që na afron, fatkeqësisht, përherë e më shumë, me një autokraci që mendonim të harruar tashmë prej më shumë se çerek shekulli...
- 0 - 0 - 0 -
Per me shume:
- mbi landfillin e Sharres : https://goo.gl/Nr4YzK
- mbi konceptin e "pedo-politikes": https://goo.gl/pc15t4
Të fundit
Temperatura mbi 30 gradë, parashikimi i motit për sot
10 Qershor 2026, 08:00
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
10 Qershor 2026, 07:47
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58