Flash News

KRYESORE

Akord paraprak agjent-drejtor sportiv, Hysaj ndryshon skuadër në janar

Akord paraprak agjent-drejtor sportiv, Hysaj ndryshon skuadër në janar

Elseid Hysaj mund të transferohet te Roma. Sipas Corriere dello Sport, klubi verdhekuq është në kërkim të një mbrojtësi të djathtë dhe shkodrani i plotëson të gjitha kriteret e kryeqytetasve për këtë rol.

Gianluca Petrachi, drejtori sportiv i klubit kryeqytetas, ka arritur një marrëveshje verbale me menaxherin e Hysajt, Mario Giuffredi.

Problemi, megjithatë, mbetet presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis. Edhe pse ky i fundit ka vendosur të "skarcojë" 7 lojtarë në janar - mes tyre edhe Hysajn - kërkon 25 milionë euro. Roma këtë shifër nuk e pranon, sepse do të bëjë blerje vetëm me kosto të ulët.

Gjithsesi, merkatos nuk i dihet dhe Roma do të presë deri në fund. Hysaj mund të vishet me fanellën e tyre në janar.

Të fundit