Flash News

KRYESORE

Akreditimi i universiteteve, Rama pedagogëve të Tiranës: Jeni bishti i kavallit

Akreditimi i universiteteve, Rama pedagogëve të Tiranës: Jeni

Në një takim me Senatin e Universitetit të Tiranës, ku e pranishme ishte dhe ministrja e Arsimit Lindita Nikolla, kryeministri foli ndër të tjera dhe për akreditimin e universiteteve, nga ku ai i Tiranës doli me nivelin më të ulët nga të gjithë të tjerët.

Rama iu drejtua pedagogëve duke u thnë se se jeni bishti i kavallit, dhe  se këtë vlerësim e kanë nxjerrë ekspertët nga Londra dhe në këtë mënyrë nuk do të nxirren pretendime nga pedagogët se vlerësuesit do ishin kushërinjtë e dikujt.

“Jeni bishti i kavallit, ne prandaj kemi zgjedhur specialistë nga Britania që pastaj mos të dalin kushërinjtë. Ata që bënë akreditimin e universiteteve në Shqipëri nuk ishin as nga Partia Socialiste, as nga ajo demokratike, nuk ishin as specialistë grekë, italian malajzezë apo edhe francezë se do dilnin që ishin kushërinjtë e dikujt, se përderisa ne nxorëm edhe që Napoleoni është shqiptar, gjithçka mund të bëjmë.

 Nëse doni të ndajmë përgjegjësinë, hajde ta ndajmë, por Universiteti i Tiranës është bishti i kavallit”,u shpreh Rama

 

 

Të fundit