Flash News

KRYESORE

Aksesorët që duhet të përdorni për flokët tuaj

Aksesorët për flokët janë shumë të rëndësishëm për t`ju bërë juve të dukeni më e kurua dhe më të bukura. Pasarelat e modës mbizotërohen nga vajza që përdorin bizhuteri si dhe aksesorë plot ngjyra në flokë.

Kapëse flokësh në formë rripi

Stilimi i flokëve më i lehtë: mblidhni flokët nga prapa me një stil të lirshëm dhe kapni me këtë aksesor frymëzues në formë rripi.

Shirit i zi

Një shirit i zi është aksesori më i gjithanshëm dhe jo i shtrenjtë sa i përket aksesorëve për flokë. Ky shirit dekorativ mund të kombinohet me stilimin e flokëve si punxh apo të mbledhura nga prapa.

Inspirimi me detaje të luleve

Edhe flokët më të çrregullta apo jo të krehura mirë mund të duken mrekullueshëm me anë të zbukurimit të këtyre shnollave me detaje lulesh.

Fendi

Koleksioni nga Fendi i përbërë nga ekipi i tij dhe stilisti i flokëve Sam McKnight kanë mbledhur copëza dekoruese për flokë me efekt ngjitës.

Karficë elegante në formë rrethore

Mos i humbisni këto llastikë flokësh plot ngjyra që përdoren për kapjen e flokëve e që janë ekspozuar në pasarelat e shtëpisë së modës Chanel.

Mbretëresha bletë

Të keni aksesor në formën e një blete në kokën tuaj, është diçka shumë intriguese dhe me stil.

Të fundit