Flash News

KRYESORE

Aksident i frikshëm në Lushnjë, Benzi përfundon poshtë rrotave të kamionit (Foto)

Një aksident i frikshëm ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Lushnje. Si pasojë e shpejtësisë së lartë me të cilën po udhëtonte mjeti tip Benz është përplasur me një kamion dhe ka përfunduar poshtë rrotave të këtij të fundit.

Është dashur ndërhyrja e zjarrfikësave për ta nxjerrë drejtuesin e mjetit nga vetura, por fatmirësisht ai është jashtë rrezikut për jetën.

Pasi është nxjerrë nga makina ai është transportuar drejt spitalit për të marrë ndihmën mjekësore.

Të fundit