Flash News

KRYESORE

Aksident i rëndë me motor, humb jetën një shqiptar në Itali

Aksident i rëndë me motor, humb jetën një

Një shqiptar ka humbur jetën në Itali si pasojë e një aksidenti me motor. Sipas mediave italiane, viktimë ka mbetur Iliej Dobjani 42 vjeç, i cili teksa udhëtonte me motor u përplas me një automjet që drejtohej nga një vajzë në Parma.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur që të premten mbrëma, por në orët e vona të natës së mbrëmshme mësohet se 42-vjeçari nuk u ka mbijetuar plagëve të rënda dhe ka ndërruar jetë në spital. Mësohet se Dobjani ishte duke udhëtuar me një motorr kur është përplasur nga një makine ‘Alfa Mito’, që drejtohej nga një vajzë, banore e zonës, ashtu si edhe shqiptari.

 Po ashtu, mbrëmë një tjetër aksident tragjik me motor i mori jetën një të riu në Kukës. Në fshatin Lusan, dy vëllezër u aksidentuan me motor, e për pasojë njëri prej tyre ndërro jetë në vend, ndërsa tjetri është në gjendje të rëndë.

 

Të fundit