Flash News

KRYESORE

Aksident i rëndë në mesnatë, humbin jetën dy persona në rrugën Fier-Lushnje

Aksident i rëndë në mesnatë, humbin jetën dy persona

Dy persona kanë humbur jetën si shkak i një aksidenti automobilistik.

Ngjarja e rendë është shënuar në orët e vona të natës së mbrëmshme në segmentin Fier-Lushnje, në  fshatin Savër.

Sipas policisë, dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, duke shkaktuar vdekjen e njërit prej shoferëve dhe pasagjeres që udhëtonte me të.

“Në datën 20.08.2019, rreth orës 02:20, në aksin rrugor Fier-Lushnje, në  fshatin Savër, është përplasur automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin E.Gj, 29 vjeç, banues në Pirrë, Lushnje, me automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin I.T, 64 vjeç, banues në Rrapëz, Lushnje.

Për pasojë kanë ndërruar jetë shtetasi I.T dhe pasagjerja që ndodhej me të në mjet. Po punohet për identifikimin e shtetases që ka ndërruar jetë. Eshtë shoqëruar shtetasi E.Gj dhe po kryen veprimet proceduriale për arrestimin e tij.Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje:, sqaron policia.

Të fundit