Flash News

KRYESORE

Aksident i rëndë në Tiranë, makina përplas nënën me dy vajzat, humb jetën 7-vjeçarja

Aksident i rëndë në Tiranë, makina përplas

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mëngjes në rrugën e Kamzës në Tiranë.

Një automjet i drejtuar nga një shofere grua ka humbur kontrollin tek shinat e trenit dhe ka përplasur nënën me dy vajzat e saj.

Për pasojë, njëra nga vajzat, ka humbur jetën, ndërsa vogëlushja tjetër bashkë me të ëmën janë rëndë në spital.

“Më datë 08.08.2018, rreth orës 08:40, në rrugën e Kamzës, tek shinat e trenit, shtetasja R. K., ka humbur kontrollin e drejtimit të mjetit me targë AA071UA, duke u përplasur me një biçiklistë dhe më pas me këmbësorë.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë shtetasja E. N., 7 vjeçe dhe janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore shtetaset V. N., 29 vjeçe dhe E. N., 6 vjeçe, ku kjo e fundit ndodhet në gjëndje të rëndë shëndetësore.

Mjeti dhe drejtuesja ndodhen në vendngjarje, po kryhen veprimet e mëtejshme hetimore”, sqaron policia.

Të fundit