Flash News

KRYESORE

Aksident i rëndë te kryeministria, vdes shefi i njësisë operacionale të Gardës

Aksident i rëndë te kryeministria, vdes shefi i njësisë

Ndërron jetë shefi i njësisë operacionale të Gardës së Shqipërisë, Martin Nika 50 vjeç. Shkak për ndarjen e parakohshme nga jeta është bërë përfshirja e tij në një aksident.

50-vjeçari u aksidentuar mbrëmë në orët e vona nga një makinë pranë kryeministrisë në Tiranë, i cili sapo kishte kontrolluar shërbimet dhe po ecte në këmbë pranë rrugës "Papa Gjon Pali II", në orën 00.30.

Policia ka arrestuar menjëherë shoferin e makinës "Wolsvagen Pasat", Albert Memia 31 vjec banues në Tropojë, i cili goditi shefin e njësisë operacionale, ndërsa ai po lëvizte në këmbë.

Dyshohet se automjeti po qarkullonte me një shpejtësi tej normalve të lejuara, kur 31-vjeçari ka përplasur për vdekje Martin Nikën.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Aksidenton me pasojë vdekjen një shtetas. Arrestohet në flagrancë nga policia.

Më datë 25.05.2018 shërbimet e policisë Tiranë arrestuan në flagrancë shtetasin :

– Albert Memia, 31 vjeç, banues në Tropojë.

Ky shtetas rreth orës 00:30 në rrugën “Papa Gjon Pali i II”, duke drejtuar mjetin tip “Volksvaken Pasat”, me targë AA 881 JL, ka aksidentuar me pasojë vdekjen në vend, shtetasin M. N. 50 vjeç., banues në Tiranë.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale “Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”, parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal.

 

Të fundit