Flash News

KRYESORE

Aksident me vdekje në Lushnjë, humb jetën drejtuesi i motoçikletës

Aksident me vdekje në Lushnjë, humb jetën drejtuesi i

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është shënuar paraditen e sotme në fshatin Grabian të Lushnjes.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Tre Urat”, ku mjeti tip “Ford”, me drejtues shtetasin Besnik Shurdhaqi banues në fshatin Grabjan është përplasur me një mjet tip “Motoçikletë”.

Si pasojë e përplasjes ka gjetur vdekjen drejtuesi i motoçikletës, shtetasi I.Sh, 48 vjeç, banues në Grabian.

Policia ka vënë në pranga menjëherë drejtuesin e mjetit dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

 

 

 

Të fundit