Flash News

KRYESORE

Aksident me vdekje në rrugën Lezhë – Shëngjin, humb jetën i riu nga Tropoja

Aksident me vdekje në rrugën Lezhë – Shëngjin, humb

Një person ka gjetur vdekjen mëngjesin e sotëm në rrugën Lezhë – Shëngjin.

Sipas të dhënave të para nga policia, E.M. 19 vjeç ka përplasur me makinë këmbësorin F.P. 29 vjeç, banues në Tropojë. Për pasojë, ky i fundit ka humbur jetën.

“Në rrugën Lezhë - Shëngjin, shtetasi E.M. 19 vjeç, banues në Lezhë, ka aksidentuar shtetasin këmbësor F.P. 29 vjeç, banues në Tropojë, i cili për pasojë ka humbur jetën.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme hetimore procedurale.

Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon hetimet  për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit”, sqaron në një njoftim paraprak policia.

Të fundit