Flash News

KRYESORE

Aksident në aksin Elbasan – Cërrik/ Makina përplaset me motoçikletën, humb jetën një person

Aksident në aksin Elbasan – Cërrik/ Makina përplaset me

Një aksident automobilistik me pasojë vdekjen është shënuar këtë mbërmje në aksin Elbasan- Cërrik.

Policia njofton se në aksin rrugor Elbasan –Cërrik, shtetasi  A.Sh., 25 vjeç,  banues në Jagodin, Elbasan,  duke drejtuar mjetin tip “Audi”, është përplasur me një motoçikletë me drejtues shtetasin E. D., 35 vjeç,  banues në fshatin Shirgjan.

Si pasojë  e aksidentit ka ndërruar jetë  drejtuesi i motoçikletës , si dhe është plagosur jashtë rrezikut për jetën shtetasi F.Q., 56 vjeç, i cili ishte pasagjer në motoçikletë . Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan,  për veprime të mëtejshme procedurale.

Njoftimi i policisë:

Elbasan / Informacion paraprak

Në aksin rrugor Elbasan –Cërrik, shtetasi  A.Sh., 25 vjeç,  banues në Jagodin, Elbasan,  duke drejtuar mjetin tip “Audi”, është përplasur me një motoçikletë me drejtues shtetasin E. D., 35 vjeç,  banues në fshatin Shirgjan.

Si  pasojë  e aksidentit ka ndërruar jetë  drejtuesi i motoçikletës , si dhe është plagosur jashtë rrezikut për jetën   shtetasi F.Q., 56 vjeç, i cili ishte pasagjer në motoçikletë . Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan,  për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Të fundit