Flash News

KRYESORE

Aksident në aksin Elbasan-Peqin/ Plagosen 3 persona, mes tyre dhe një grua shtatzënë

Aksident në aksin Elbasan-Peqin/ Plagosen 3 persona, mes tyre dhe një

Janë përfshirë në një aksident dy mjete dhe dy biçikleta gjatë mesditës së sotme në aksin rrugor Elbasan-Peqin. Nga ky aksident kanë mbetur të dëmtuar 3 persona, të cilët janë dërguar në Spitalin e Elbasanit për trajtim mjekësor.

Një prej të aksidentuarve është Astrit Arapi, 57- vjeç banues në Elbasan. Ndërkohë që i lënduari tjetër është Taulant Humçi, 24-vjeç nga banues në Spille të Kavajës.

Në makinë ishte dhe një grua shtatëzanë. Ajo është identifikuar si Marjeta Humçi, e moshës 21 vjeç, banuese në Spille të Kavajës.

Të fundit