Flash News

KRYESORE

Aksident në aksin Fier – Levan. Bllokohet rruga që të çon drejt jugut

Aksident në aksin Fier – Levan. Bllokohet rruga që të

Në aksin rrugor Fier- Levan në vendin e njohur si “Qafa e Koshovicës” ka ndodhur një aksident ku janë përfshirë tre automjete të tipit veturë. Mësohet se një person ka mbetur i plagosur dhe është dërguar drejt spitalit rajonal të Fierit.

Trafiku rrugor është rënduar në të dy anët e rrugës, jo vetëm për shkak të aksidentit në fjalë, por edhe sepse ky aks rrugor është e vetmja rrugë që lidh bregdetin e jugut me pjesën tjetër të vendit, dhe në këto temperatura të larta shtohet fluksi i makinave që lëvizin në të.

Për orientimin e qarkullimit të automjeteve janë në vendngjarje forcat e rendit, ndërkohë që akoma po punohet për të gjetur shkaqet e aksidentit.

Të fundit