Flash News

KRYESORE

Aksident në aksin Fier-Lushnjë, traktori përplaset me Benz-in, 1 i vdekur e 2 të plagosur

Aksident në aksin Fier-Lushnjë, traktori përplaset me Benz-in, 1

Një aksident tragjik ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin Fier-Lushnje. Një mjet tip zetor është përplasur me një makinë tip Benz dhe për pasojë ka humbur jetën një person, ndërsa dy të tjerë janë plagosur rëndë. Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur “Mulliri i artë”, ndërsa ende nuk dihet identiteti i viktimës dhe i të lënduarve.  Policia e Fierit ka zbardhur identitetin e viktimës që humbi jetë sot gjatë përplasjes së një zetori me një Benz në aksin Lushnje-Fier. Ai është një i ri, Erion Balla, 26 vjeç, nga fshati Imësht. I plagosuri që ishte me të është një 40-vjeçar nga ky fshat me iniciale G. H.

Janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier drejtuesi i mjetit tip "Benz" dhe pasagjeri që udhëtonte me të, të cilët po pyeten për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Të fundit