Flash News

KRYESORE

Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, humb jetën drejtuesi i motoçikletës

Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, humb jetën drejtuesi i

Një aksident me pasojë vdekje është shënuar pak momente më parë në aksin Lezhë-Shkodër.

Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Gjadrit”, ku mjeti me drejtues shtetasin A.H., 36 vjeç, banues në Shkodër është përplasur  me një motoçikletë me drejtues shtetasin N.Gj., 76 vjeç, banues në Lezhë dhe pasagjere shtetasja N.Gj.,75  vjeçe, banuese në Lezhë.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i motoçikletës, shtetasi  N.Gj, dhe ka mbetur e plagosur gruaja e tij, e cila është transportuar në spitalin Rajonal në Lezhë ku ndodhet nën kujdesin mjekësor.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në polici dhe po punohet për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Të fundit