Flash News

KRYESORE

Aksident në aksin Tiranë-Elbasan; 'Benzi' përplas 'Volkswagen', 2 vajza të vdekura dhe 2 të plagosura

Aksident në aksin Tiranë-Elbasan; 'Benzi' përplas

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në dalje të tunelit të Elbasanit, ku një mjet tip “Benz” me drejtues Behar Pema, 58 vjeç, ka goditur nga pas një tjetër mjet “Volkswagen”, në të cilën udhëtonin 4 vajza.

Mësohet se, si shkak i përplasjes dy prej vajzave të ulura në sedilen e pasme, të moshës 21 dhe 23 vjeçe, kanë ndërruar jetë në spitalin e Traumës, ndërsa dy të tjera janë të plagosura.

Nga përplasja e fortë makina “Volkswagen” (Smart) është shkatërruar thuajse plotësisht, duke lënë të bllokuar nën hekura njërën prej vajzave, e cila u nxor më pas nga zjarrfikëset dhe u dërgua menjëherë në spital.

Bëhet me dije se, në aksident janë përfshirë më pas edhe 5 makina, por 3 makinat e tjera kanë 'shpëtuar' me dëme më të lehta. Dyshohet se, shkak i aksidentit është bërë shpejtësia e lartë me të cilën udhëtonin automjetet.

Informacion paraprak i policisë:

Në aksin rrugor Tiranë-Elbasan, në dalje të tunelit të Krrabës, mjeti tip “Benz”,  dyshohet se  ka goditur mjetin  tip “Volkswagen”, ku udhëtonin 4 shtetase.

Shërbimet e Policisë dhe të zjarrëfikses kanë bërë e mundur nxjerrjen nga mjeti të  4 shtetasve të cilit ishin të bllokuar, të cilat u transportuan menjëherë në  spital për ndihmë mjekësore,   ku 2 shtetase si pasojë e plagëve të marra kanë ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe sqarimin e shkakut të aksidentit.

Të fundit