Flash News

KRYESORE

Aksident në autostradën Lushnje-Fier, humb jetën 37-vjeçari

Aksident në autostradën Lushnje-Fier, humb jetën

Një aksident me pasojë vdekjen e një 37-vjeçari ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Lushnje-Fier.

Policia bën me dije se automjeti i drejtuar nga një 45-vjeçar me inicialet I.B ka dalë nga rruga. Drejtuesi i mjetit është plagosur, ndërsa ka humbur jetën në spital pasagjeri, 37-vjeçari me inicialet H.G.

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Të fundit