Flash News

KRYESORE

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, gazetarja përplas me makinë këmbësorin

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, gazetarja

Një aksident ka ndodhur në autostradën Tiranë –Durrës, ku gazetarja Mira Kazhani ka përplasur një këmbësor.  Nga aksidenti është dëmtuar makina me të cilën po lëvizte gazetarja, ndërsa këmbësori është plagosur por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Burri i aksidentuar është përplasur në momentin kur po kalonte rrugën për të shkuar tek stacioni i autobusit. Ai është dërguar në spitalin e Traumës për të marrë ndihmën mjekësore, bën me dije 'BalkanWeb'.

Grupi hetimor dhe policia ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve. Nuk ka ende detaje për gjendjen shëndetësore të gazetares.

Të fundit