Flash News

KRYESORE

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, makina përplaset me një furgon pasagjerësh

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, makina përplaset

Një aksident automobilistik është shënuar mbrëmë vonë në autostradën Tiranë –Durrës.

Një automjet tip “Opel” është përplasur me një furgon pasagjerësh në zonën e Maminasit.

Sipas BalkanWeb, si pasojë e aksidentit qarkullimi i mjeteve është paralizuar, ndërsa nuk dihet nëse nga kjo përplasje ka të lënduar në njerëz ose jo.

Forca policie kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për shkaqet dhe motivet e aksidentit.

Të fundit