Flash News

KRYESORE

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës në orët e para të mëngjesit, humb jetën një person

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës në orët e

Një aksident i rëndë është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në autostradën Tiranë-Durrës.

Sipas të dhënave zyrtare nga policia, dy automjete janë përplasur mes tyre në zonën e Kasharit dhe për pësojë ka humbur jetën njëri prej shoferëve.

"Më datë 03.09.2020, rreth orës 06:05, në autostradën Tiranë-Durrës,  mjeti me drejtues Xh.S, ka aksidentuar mjetin me drejtues shtetasin E.M.,  i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes", sqaron paraprakisht policia.

Të fundit