Flash News

KRYESORE

Aksident në Gjirokastër-Kakavijë, plagosen disa persona, mes tyre edhe një fëmijë

Aksident në Gjirokastër-Kakavijë, plagosen disa persona, mes tyre

FOTO ILUSTRUESE

Një aksident automobilistik është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin Gjirokastër-Kakavijë.

Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën në afërsi të Derviçanit, duke shkaktuar plagosjen e pesë pasagjerëve që udhëtonin në këto mjete. Mes të plagosurve, raportohet edhe një fëmijë i mitur.

Si shkak i aksidentit u bllokua trafiku për disa minuta, por me ndërhyrjen e policisë situata është normalizuar, ndërsa të lënduarit janë dërguar në spitalin rajonal.

Të fundit