Flash News

KRYESORE

Aksident në Gramsh, makina del nga rruga, humb jetën një 35 vjeçar

Aksident në Gramsh, makina del nga rruga, humb jetën një 35

Një makinë ka dalë nga rruga në fshatin Poroçan të Gramshit, vendin e quajtur 'Toskallare'.

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën një person dhe janë plagosur 4 të tjerë. Viktima është një 35-vjeçar me inicialet E.Ll.

Shkaqet e këtij aksidenti ende nuk bëhen me dije por sipas televizioneve informative, shoferi i mjetit tip furgon ka humbur kontrollin e për pasojë ka dalë nga rruga.

Policia dhe ambulanca janë nisur drejt vendngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Gramsh/ Informacion paraprak

Rreth orës 16:20, në fshatin Kabash, Gramsh, automjeti tip mikroautobuz që drejtohet nga shtetasi B.Ç., banues në fshatin Poroçan, Gramsh, si pasojë e një difekti teknik ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi A.Ll., rreth 35 vjeç, si dhe janë plagosur 4 pasagjerë, të cilët po transportohen me autoambulanc për në Spital.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po vijon puna për zbardhjen e shkakut të aksidentit

Të fundit