Flash News

KRYESORE

Aksident në hyrje të Kukësit, dërgohet me helikopter drejt Traumës 35 vjeçari  

Aksident në hyrje të Kukësit, dërgohet me helikopter drejt

Një aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm në hyrje të qytetit të Kukësit. Një mjet tip ‘Minicooper’ me targa AA 050 JV ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur disa herë në një tokë bujqësore aty pranë.

Si pasojë e aksidentit është plagosur rëndë drejtuesi i mjetit, i cili është dërguar me urgjencë për në spitalin e Kukësit.

Shtetasi Bekim Shehu, rreth 31 vjeç pasi ka marrë ndihmën e parë në këtë spital është transportuar me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë për mjekim të specializuar.

Policia po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

 

Të fundit