Flash News

KRYESORE

Aksident në hyrje të Lezhës, plagosen tre persona, njëri në gjendje kritike  

Aksident në hyrje të Lezhës, plagosen tre persona, njëri

3 persona kanë mbetur të plagosur, si pasojë e një aksidenti automobilistik të ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm. Sipas të dhënave paraprake, aksidenti ka ndodhur në hyrje të Lezhës, pikërisht në aksin nacional Laç-Lezhë rreth orës 05.00 të mëngjesit.

Si pasojë kanë mbetur të plagosur tre personat që udhëtonin në mjetin tip “Benz”, i cili është përplasur pasi ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Mësohet se nga të lënduarit, njëri prej tyre është në gjendje më të rëndë, ndërsa dy të tjerët jashtë rrezikut për jetën.

Dyshohet se shkak i aksidentit është bërë shpejtësia e lartë dhe lagështira në rrugë. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.

Të fundit