Flash News

KRYESORE

Aksident në Kamëz; mjeti përplas 17-vjeçaren, e mitura dërgohet me urgjencë në spital

Aksident në Kamëz; mjeti përplas 17-vjeçaren, e mitura

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në bulevardin ‘Blu’ në Kamëz, ku një 17-vjeçare ka mbetur e plagosur.

Mesohet se, një mjet i drejtuar nga një shtetas me inicialet F.K., ka përplasur të miturën e identifikuar si B.H. 17-vjeçarja është dërguar menjëherë në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkaq, policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit në Komisariatin e Policisë Nr.5.

Njoftimi policisë:

Më datë 28.07.2020, rreth orës 20:00, në Kamëz, tek bulevardi "Blu", mjeti me drejtues shtetasin F.K., ka aksidentuar shtetasen e mitur me iniciale B.H., 17 vjeç, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i mjetit u shoqërua në Komisariatin e Policisë Nr.5, për veprime të metejshme.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Të fundit