Flash News

KRYESORE

Aksident në Lushnje, ndërron jetë 35-vjeçarja, banuese në Tiranë

Aksident në Lushnje, ndërron jetë 35-vjeçarja, banuese

Një aksident automobilistik i ka marrë jetën një 35-vjeçareje në Lushnje ditën e sotme. Si pasojë ka rënë në pranga familjari i saj 21-vjeçar.

Në pranga ka rënë Altin Durra pasi sot rreth orës 07:20, në autostradën Lushnje-Rrogozhinë, në fshatin Konjat, Lushnje, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, shkruan Balkanëeb.

Si pasojë e daljes nga rruga është dëmtuar rëndë një nga pasagjeret dhe janë dëmtuar lehtë dy të tjerë.

Më vonë u njoftua nga Spitali i Traumës Tiranë se pasagjerja që ishte dëmtuar rëndë, 35 vjeçarja Marsla Durra, nusja e xhaxhait të Altinit, banuese në Tiranë, ka ndërruar jetë.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” parashikuar nga Neni 290 i Kodit Penal.

Të fundit