Flash News

KRYESORE

Aksident në orët e vona, humb jetën i riu nga Lezha

Aksident në orët e vona, humb jetën i riu nga Lezha

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është shënuar në orët e vona të natës së mbrëmshme në aksin rrugor Torovicë- Balldre.

Sipas policisë, mjeti tip Fiat doli nga rruga dhe për pasojë humbi jetën drejtuesi, një 24-vjeçar nga Lezha.

“Në orët e vona të datës 31.01.2020,në aksin rrugor Torovicë- Balldre, mjeti tip “Fiat” ka dalë nga rruga , ku për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit, shtetasi R.P., 24 vjeç, banues në Balldre, Lezhë.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

Të fundit