Flash News

KRYESORE

Aksident në Peqin/ Humb jetën një person, plagosen tre të tjerë

Një person ka humbur jetën, e ndërsa tre të tjerë janë plagosur rëndë në një aksidenti rrugor në Peqin.

Ngjarja ka ndodhur te “Kryqëzimi i Gjocaj”, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Personat e përfshirë në aksident po ktheheshin nga një gëzim familjar.

Report TV mëson se dy nga të plagosurit janë Ismail Hoxhallari dhe Gëzim Braho nga Korça, të cilët janë dërguar me urgjencë në spitalin e Peqinit. Ndërsa nuk bëhet me dije identiteti i viktimës.

Të fundit