KRYESORE

Aksident në Prishtinë-Ferizaj; dy gra humbasin jetën, dy persona të tjerë të plagosur

Aksident në Prishtinë-Ferizaj; dy gra humbasin jetën, dy persona

Rreth orës 02:00 pas mesnatës në rrugën Prishtinë - Ferizaj ka ndodhur një aksident me pasoja fatale. Si pasojë e përplasjes kanë humbur jetën dy pasagjere, ndërsa dy të tjerë (shoferi dhe një pasagjer) kanë pësuar lëndime të rënda trupore.

Ngjarjen e ka konfirmuar për ‘Express’ zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

Ahmeti ka thënë se nga ky aksident kanë humbur jetën dy gra, derisa pasagjerët e tjerë kanë marrë lëndime të rënda trupore.

"Sot rreth orës 02:00 në rrugën Prishtinë-Ferizaj ka ndodhur një vet aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një automjet i tipit Passat që për shkaqe të panjohura deri tani ka humbur kontrollin dhe është vetaksidentuar. Lëndime të rënda trupore kanë marrë katër persona, ngasësi dhe tre pasagjerë. Dy nga pasagjeret nuk kanë mundur të përballojnë plagët e shkaktuara nga aksidenti dhe në vend të ngjarjes kanë ndërruar jetë", ka thënë Ahmeti.

Viktimat janë L.S., (femër) 23 vjeç dhe K.H., (femër) 31 vjeç., i ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.

Të fundit