Flash News

KRYESORE

Aksident në rreth-rrotullimin e Saukut; vdes një 28-vjeçar, plagosen dy persona të tjerë

Aksident në rreth-rrotullimin e Saukut; vdes një 28-vjeçar,

Një aksident i rëndë është regjistruar ditën e sotme në rreth-rrotullimin e Saukut. Si pasojë e një përplasje ka humbur jetën një 28-vjeçar dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Sipas policisë shtetasi me inicialet L. D. 28 vjeç banues në Tiranë, duke drejtuar mjetin tip “Benz” me dy pasagjer, ka dal jashtë rruge ku për pasojë drejtuesi i mjetit dhe pasagjerja me inicialet D.Xh kanë mbetur të plagosur. Ndërsa pasagjeri tjetër me inicialet E.P 28 vjeç ka humbur jetën.

“Më datë 07.08.2018, tek rrethrrotullimi i “Saukut”, shtetasi L. D. vjeç 28, banues në Tiranë, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka dalë jashtë rruge ku për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i mjetit, shtetasi L. D. dhe pasagjerja, shtetasia D. Xh. vjeçe 23 banuese në Tiranë, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

“Pasagjeri tjetër shtetasi E. P., vjeç 28, banues në Tiranë, ka ndërruar jetë, në spital. Punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes,” njofton policia.

Të fundit