Flash News

KRYESORE

Aksident në rrugën Fushë-Krujë -Tiranë, makina përplas për vdekje 18-vjeçarin

Aksident në rrugën Fushë-Krujë -Tiranë, makina

Nje aksident tragjik ka ndodhur në aksin rrugorë Fushë Krujë- Tiranë, ku raportohet se një automjet ka përplasur për vdekje një djalë.

18 vjeçari, A. Ç.,  ka qenë duke ecur në anë të rrugës, kur është perplasur nga makina që dyshohet se ka qene tej normave te shpejtesise.

Aksidente të tilla kanë ndodhur shpesh në këtë aks për shkak të mungesës së mbikalimeve dhe sinjalistikës rrugore.

Njoftimi i policise:

Fushë- Krujë - Informacion paraprak.

Me date 25.04.2018,rreth orës 18:15, në aksin rrugor Fushë Kruje-Kamez, ne vendin e quajtur Larushk, mjeti me targa AA 714 TA, me drejtues shtetasin F.Rr. ka aksidentuar me pasojë vdekje shtetasin këmbësor A. Ç. 18 vjeç, banues ne Larushk.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Stacionit të Policisë Fushë- Krujë ku po pyetet nga ana e Oficerëve të Policisë për rrethanat e aksidentit dhe kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Të fundit