Flash News

KRYESORE

Aksident në Shkodër, dy persona humbin jetën dhe plagosen 4 të tjerë

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Kryebushat, ku dy makina janë përplasur me njëri-tjetrën. Deri tani bëhet me dije se kanë humbur jetën 2 persona.

Mësohet se viktimat janë dy gra të moshës 40 dhe 45 vjeç, ndërsa 4 persona të tjerë janë plagosur. Nuk ka informacion për gjendjen e të plagosurve.

Ende nuk bëhen me dije shkaqet e aksidentit, apo edhe identiteti i personave të përfshirë në të. Forca të shumta policie kanë mbërritur në vendin e ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/ Informacion Paraprak

Më datë 10.04.2019 ora 14.35, në aksin rrugor Shkodër – Lezhë, ne vendin e quajtur Krye Bushat, janë perplasur mjeti tip Nissan me mjetin tip Audi, si pasojë kanë mbetur të dëmtuar shtetasit L. K. 55 vjeç, E. P. 23 vjeç, J. P. 28 vjeç, B. M. 32 vjeçe dhe P. Z. 66 vjeç, të cilët u dërguan në Spitalin Rajonal Shkodër

Gjithashtu si pasojë e aksidentit kanë gjetur vdekjen edhe dy shtetase të cilat akoma nuk dihet identiteti i tyre dhe janë dërguar në Morgun e Spitalit Rajonal Shkodër. Veprimet po kryhen me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Të fundit