Flash News

KRYESORE

Aksident pas mesnate në aksin Fier-Lushnje, humb jetën 18-vjeçari

Aksident pas mesnate në aksin Fier-Lushnje, humb jetën

Një i ri ka humbur jetën dhe dy persona të tjerë janë plagosur, pasi u përfshinë në një aksident automobilistik në orët e vona të natës së mbrëmshme, në aksin rrugor Fier-Lushnje, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Shoferit”.

Sipas njoftimit të policisë, i vdekur ka mbetur në vend K.Sh, 18 vjeç nga Lushnja, si dhe janë plagosur dy drejtuesit e mjeteve të aksidentuara.

“Pas mesnate në aksin rrugor Fier-Lushnje, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Shoferit” automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin M.Sh, 22 vjeç, banues në Hysgjokaj, Lushnje, është përplasur me automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin B.Sh, 31 vjeç, banues në Hysgjokaj, Lushnje dhe më pas është përplasur edhe me automjetin tip “Jaguar” me drejtues shtetasin G.Q, 33 vjeç, banues në Koplik.

Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën në vend shtetasi K.Sh, 18 vjeç, banues në Hysgjokaj, Lushnje.(pasagjerë në automjetin tip “Benz” që drejtohej nga shtetasi M.Sh).

Gjithashtu dëmtime kanë marë edhe dy drejtuesit e automjeteve, shtetasit M.Sh dhe G.Q të cilët ndodhen në Spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes”, sqaron policia.

Të fundit