Flash News

KRYESORE

Aksident pranë një karburanti në aksin Lezhë-Milot, humb jetën 39-vjeçari

Aksident pranë një karburanti në aksin Lezhë-Milot, humb

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti automobilistik në aksin rrugor Lezhë-Milot.

Sipas policisë, mjeti i drejtuar nga 39-vjeçari A.I ka dalë nga rruga në afërsi të një karburanti, e si rrjedhojë ky i fundit humbi jetën.

“Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, në  aksin rrugor Lezhë-Milot ,në afërsi të një karburanti, automjeti me drejtues shtetasin A.I., 39 vjeç, ka dale nga rruga ,i cili për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor punon për sqarimim e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia, paraprakisht.

Po ashtu, në orët e para të mëngjesit, një tjetër aksident i trefishtë u shënua në autostradën Lushnjë-Fier.

Mësohet se një mjet bujqësor është goditur nga një kamionçinë që transportonte bidonë me qumësht, ndërsa kjo e fundit është goditur edhe nga një tjetër mjeti.

Dy të parat, përfunduan në kanal ndërsa drejtuesi i mjetit bujqësor është plagosur rendë.

Të fundit