Flash News

KRYESORE

Aksident i rëndë në Kuçovë, makina përplas për vdekje 66-vjeçarin

Aksident i rëndë në Kuçovë, makina përplas

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Kuçovë dhe për pasojë ka humbur jetën një 66-vjeçar.

Burime zyrtare të policisë bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen "11 Janari" në Kuçovë ndërkohë që i moshuari lëvizte me motoçikletë.

66-vjeçari me iniciale H.H është përplasur nga një mjet tip “Ford Focus” dhe nuk ka mundur t'i mbijetojë plagëve të marra.

Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur policia dhe ka vënë në pranga drejtuesin e mjetit Blendi Hoxha 29-vjeç. Ndërkohë kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

 

Të fundit