Flash News

KRYESORE

Aksident i rëndë rrugor, humbin jetën 8 persona, plagosen 4 të tjerë

Aksident i rëndë rrugor, humbin jetën 8 persona, plagosen 4

Tetë persona humbën jetën, ndërsa katër të tjerë mbetën të plagosur pasi një minibus u përplas mëngjesin e sotëm me dy kamionë në një autostradë në Anglinë jugore.

Viktimat e aksidentit ishin pasagjerë të minibusit, që u përplas me dy kamionët që lëviznin në të njëjtin drejtim përgjatë autostradës M1 pranë qytezës Newport Pagnell në Buckinghamshire, në veriperëndim të Londrës, saktësoi policia londineze.

Policia arrestoi drejtuesit e dy kamionëve si shkaktarë të aksidentit nga drejtimi i pakujdesshëm i automjeteve. Njëri prej të arrestuarve dyshohet se ka drejtuar kamionin nën efektin e alkoolit.

Minibusi mendohet se udhëtonte nga zona e Notingamit, njoftoi policia, duke shtuar se në mesin e katër të plagosurve ishte edhe një fëmijë.

Të fundit