Flash News

KRYESORE

Aksident tragjik në Fier, shoferi largohet me shpejtësi, pasi aksidentoi me vdekje kalimtarin

Aksident tragjik në Fier, shoferi largohet me shpejtësi, pasi

Nje person ka humbur jeten pasi u perplas nga nje makine, kurse shoferi u largua me shpejtesi nga vendi i ngjarjes. Aksidenti ndodhi mëngjesin e sotëm pranë fshatit Ardenicë në aksin Lushnje – Fier.

Njoftimi i policise:

"Në datën 05.09.2017, rreth orës 05:40, në autostradën Fier-Lushnje, në fshatin Ardenicë, Lushnje, afër rotondos së Kolonjës, është aksidentuar nga një mjet ende i paidentifikuar dhe si pasojë ka gjetur vdekjen shtetasi Kimet Hoxha, 72 vjeç, banues në fshatin Ardenicë, i cili ishte duke ecur në këmbë.

Mjeti që ka shkaktuar aksidentin është larguar nga vendi i ngjarjes. Grupi hetimor po punon për identifikimin e mjetit dhe të personit që e drejtonte si edhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes."

Të fundit