Flash News

KRYESORE

Aksident tragjik në Itali, humb jetën e moshuara, dy të rinj shqiptarë plagosen rëndë

Aksident tragjik në Itali, humb jetën e moshuara, dy të rinj

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Itali ku tre persona kanë mbetur të plagosur dhe një tjetër ka humbur jetën.

Ngjarja e rëndë ndodhi  dje rreth orës 17:30 në Forli. ‘Il resto del carlino.it’ shkruan se në aksident u përfshinë dy automjete, një ku udhëtonte viktima, Giuseppina Antonietta Magnogna, 77 vjeçe dhe burri i saj, i cili mbeti i plagosur, ndërsa është përplasur me një ‘Volvo Station Wagon 70’, ku udhëtonin dy shqiptarë.

Në vendngjarje mbërritëm forcat e policisë dhe ambulanca, ndërsa 77 vjeçarja humbi jetën menjëherë. Mediet italiane njoftojnë se në vendin e ngjarjes kanë shkuar edhe familjarët e viktimës pasi siç raportohet ata kishin organizuar darkën e Krishtlindjeve dhe ishin duke pritur çiftin.

Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidenti.

 

 

 

 

 

Të fundit