Flash News

KRYESORE

Aksidente të njëpasnjëshme, Boeing shkurton prodhimin e avionëve

Aksidente të njëpasnjëshme, Boeing shkurton prodhimin e

Boeing do të shkurtojë prodhimin e avionëve më të shitur, 737 pas rrëzimeve me viktima  në Etiopi dhe Indonezi.

Prodhimi do të bjerë nga 52 avionë në muaj në 42 nga mesi i prillit, njoftoi stafi i Boeing në një deklaratë.

Vendimi është një përgjigje për një ndalesë të furnizimeve të Max 737, model i përfshirë në të dy aksidentet. Dyshohet se problemi ishte tek sistemi kundër rrëzimit.

Kujtojmë që një linjën ajrore në Etiopi, 737 Max u rrëzua vetëm disa minuta pas ngritjes nga Addis Abeba në mars, duke shkaktuar vdekjen e 157 personave  në bord.

I njëjti lloj avioni që u nis nga linja ajrore indoneziane Lion Air, u rrëzua në det vetëm pesë muaj më parë, menjëherë pas largimit nga Xhakarta dhe si pasojë 189 persona ndërruan jetë.

Të fundit