Flash News

KRYESORE

Aksidentet ajrore të ‘Boeing 737 Max’ mund të shmangen me një përditësim softueri

Aksidentet ajrore të ‘Boeing 737 Max’ mund të shmangen me

Wall Street Journal raportoi se Autoritetet e Aviacionit Federal Amerikan kanë aprovuar një përditësim softueri që do të aplikohet në flotën e Boeing 737 Max për t’iu dhënë pilotëve më shumë kontroll mbi një sistem të automatizuar që mendohet se është shkaku i të paktën dy aksidenteve ajrore me viktima të shumta në 6 muajt e fundit.

WSJ tha se përditësimet do të ridizajnojnë Maneuvering Characteristics Augmentation System (MCAS) në mënyrë që të mos zhbëjë komandat e pilotëve si rezultat i keqfunksionimit të sensorëve.

Përditësimi është aprovuar, por duhet të kalojë nëpër simulime dhe testime përpara se të implementohet.

Të fundit