Flash News

KRYESORE

Aksidenti i Ahmetajt në Maqedoni, Berisha publikon mesazhin: E bëj për transparencë, si mjek i uroj shërim

Aksidenti i Ahmetajt në Maqedoni, Berisha publikon mesazhin: E bëj

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një mesazh të mbërritur në profilin e tij në ‘Facebook’, ku pretendohet se aksidenti ku u përfshi ish-ministri i Financave, Arben Ahmetaj, ndodhi për shkak të parakalimit të gabuar të këtij të fundit.

Në mesazh shkruhet se Ahmetaj e kishte makinën të pasiguruar dhe pa karton jeshil.

Në fund, Berisha thekson se mesazhin e ka publikuar për transparencë, ndërsa të plagosurve i uron shërim të shpejtë.

Reagimi i Sali Berishës:

E verteta mbi aksidentin e ish ministrit Ahmetaj!

"Mirmbrema Dr Berisha, lidhur me aksidentin e ishministrit Ahmetaj ju informoj se policia e Tiranes po mashtron publikun shkaku ivertet i aksidentit ishte parakalimi i gabuar nga ana e makines se Arben Ahmetaj dhe jo lageshitira si ç'po shkruajne mediat ne Tirane bazuar ne njoftime te policise se dyti nga kontrollet del se makina e Arben Ahmetaj ishte e pasiguruar, nuk ka siguracjon te thjeshte per brenda Shqiperise (tpl) dhe nuk ka as siguracjon (karton jeshil) i cili perdoret per jashte Shqiperise.!"

Shenim: Une botova per transparence dhe ne respekt te qytetarit dixhital mesazhin e tij, natyrisht si mjek uroj sherim te shpejte dhe te plote te te gjithe te plagosurve ne kete aksident te rrugor!

Të fundit