Flash News

KRYESORE

Aksidenti i eskortës së Ramës, reagon policia: Ja çfarë ndodhi

Aksidenti i eskortës së Ramës, reagon policia: Ja

Policia ka reaguar për aksidentin e ndodhur pranë fshatit Bulgarec, në Korçë, ku u përfshi eskorta që shoqëron kryeministrin Edi Rama.

Policia thotë se në aksident u përfshinë katër makina, nga të cilat dy të Gardës së Republikës. Si pasojë kanë mbetur të plagosur tre efektivë të gardës të cilët janë dërguar në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Paraprikisht, njofton policia, dyshohet se shkak për këtë aksident është bërë një nga makinat që po udhëtonte në sens të kundër me eskortën e kryeminsitrit.

Njoftimi i policisë

Më datë 27.11.2017, pak minuta me pare, në aksin rrugor Maliq-Korçë pranë fshatit Bulgarec, ka ndodhur një aksident rrugor.

Nga të dhënat e para rezulton se në aksident janë përfshirë 4 automjete, ku dy janë të eskortës së Kryeministrit, një mjet tip “Volksvagen” me targë AA 426 FD dhe një Range Rover” me targë AA 313 DX.

Si pasojë e përplasjes janë  dëmtuar tre punonjës të Gardës  K.Ll, E.M, dhe Sh.P, të cilët po marrin mjekim në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

U ngrit grupi hetimor dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Paraprakisht mesohet se mjeti tip Ëoslëagen, qe udhetonte ne krah te kundert me eskorten, duke mos respektuar largësinë dhe për shkak të shpjetësisë e lageshtisë në rrugë ka goditur makinen tip ‘Range Rover’ qe udhetonte para tij dhe uli shpejtesine, e me pas makinen e 4-rt në radhë të eskortës, e cila ka dale nga rruga.

I demtuar më leht është dhe nje mjeti tip Mitsubishi qe ishte pjese e eskortes.

Grupi i posaçem hetimor, i drejtuar nga Prokuroria po punon per zbardhjen e plote te rrethanave te ngjarjes.

Të fundit