Aksidenti i dyshimtë i mjetit me targa ruse, shoferi rezulton vëllai i deputetes së opozitës parlamentare, ndryshoi mbiemrin për shkak të precedentëve penalë

Është identifikur personi që u aksidentua mbrëmë në Tiranë në sheshin ‘Shqiponja’, një aksident për të cilin u hodhën dyshime se ishte një atentat. Dje u raportua se drejtuesi i mjetit është një person me precedentë penalë, i cili kërkohet nga policia. Për këtë arsye, ai e braktisi mjetin dhe u largua.

Report tv mëson se bëhet fjalë për Eldin Dergjinin (Borova) i cili është vëllai i deputetes së LSI, Ambra Borova,  por ka ndërruar mbiemrin për shkak të precedentëve të mëparshëm penalë. Sipas Report tv Eldin Dergjini rezulton të jetë me precedente të mëparshme penale. Në vitin 2014 është arrestuar në Tiranë dhe më pas gjykata ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Kundërshtim i punonjësit të rendit publik”.

Dergjini rezulton i dënuar para një viti në  Trieste të Italisë për trafik droge.  Dyshimet e policisë janë se Dergjini i shpëtoi dje një atentati. Nga verifikimet makina e blinduar “Mercedes Benz G Class” me targa ruse të falsifkuara, rezuloi e paregjistuar në asnjë pikë doganore.

Braktisi makinën luksoze, gazetarja: Policia dyshon se shoferi është person në kërkim