Flash News

KRYESORE

Aksidenti i eskortës së kryeministrit, plagosen tre gardistë, jashtë rrezikut për jetën

Aksidenti i eskortës së kryeministrit, plagosen tre gardistë,

Tre gardistë kanë mbetur të plagosur si pasojë e aksidentit të ndodhur sot në Korçë ku një nga makinat e eskortës që shoqëron kryeministrin Edi Rama doli nga rruga.

Gardistët E. M., SH. P., K.Ll., kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar në spitalin e Korçës ku kanë marr ndihmën e nevojshme dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Në aksident u përfshinë katër makina nga të cilat dy janë të Gardës së Republikës.

Të fundit