Flash News

KRYESORE

Aksidenti i ish-ministrit Ahmetaj në Kumanovë, zbulohet personi që e shoqëronte në makinë

Në aksidentin në Kumanovë, ditën e djeshme, ku u përfshi ish-ministri i Financave të Shqipërisë, Arben Ahmetaj, ka mbetur i plagosur një tjetër person që ndodhej në makinë me të. Bëhet fjalë për një person me emrin Leonard, i cili është transportuar në spital me brinjë të thyera. Ai dyshohet se është shoferi i ish-ministrit, pasi ky i fundit në momentin e aksidentit ka qenë në sediljen e pasagjerit.

Mediat maqedonase raportojnë se gjendja e Ahmetajt është e stabilizuar dhe sot do të largohet nga ambientet e spitalit.

Makina me të cilën ai udhëtonte u përplas me një tjetër makinë dhe me një autobus pasagjerësh.

Të fundit