Flash News

KRYESORE

Aksidenti i rëndë në Laç; makina përplas motorin, 65-vjeçari ndërron jetë rrugës për në spital

Aksidenti i rëndë në Laç; makina përplas motorin,

Një aksident i rëndë ka ndodhur në qytetin e Laçit në afërsinë e një karburanti ku një makinë ka përplasur një motor dhe për pasojë drejtuesi i këtij të fundit, 65-vjeçari Pashk Perkola, ka humbur jetën rrugës për në spital.

Ndërkohë policia ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e makinës, 27-vjeçarin me iniciale E.Gj.

Informacioni i parë nga policia:

Në qytet Laç, në afërsi të një karburanti, mjeti me drejtues shtetasin E.Gj.,27 vjeç, është përplasur me motorin me drejtues shtetasin P.P., 65 vjeç, banues në Laç,Kurbin i cili ka ndërruar jetë gjatë transportimit për në  spitalin e Traumës, Tiranë.

Drejtuesi i mjetit shtetasi E.Gj.., është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Kurbin për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje punon për zbardhjen e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

 

 

Të fundit