Flash News

KRYESORE

Aksidenti i shumëfishtë te Stacioni i Trenit në Tiranë, identifikohen dy autorët e armatosur që tentuan t’i ikin policisë

Aksidenti i shumëfishtë te Stacioni i Trenit në Tiranë,

Një aksident ndodhi mbrëmë në orët e vona, në vendin e njohur si ‘kthesa e burgut’ pranë zonës së Stacionit të Trenit në Tiranë.

Mësohet se një nga automjetet tip “Tuareg” që po ndiqej nga policia, pasi dyshohej se brenda kishte armë dhe lëndë narkotike është përplasur me një tjetër makinë tip ‘Golf, në tentativë për tu larguar.

Pas përplasjes personat që kanë qenë në “Tuareg’ kanë dalë nga makina me armë zjarri. Ndjekja ka vijuar në këmbë nga policia dhe personat e dyshuar kanë hedhur armët në një avlli pranë një banese ndërsa më pas janë vënë në pranga.

Sipas ‘Panorama’, personat personi që shkaktoi aksidentin është identifikuar si Gentian Koçi, ndërsa bashkë me të udhëtonte edhe Ervin Kodra, si pasagjer.

Mësohet se në tentativë për t’i ikur policisë, shoferi ka përplasur 7 makina.

Te makina tip “Golf” ishte në bord një vajzë e cila është transportuar me ambulance në spital. Mësohet se pas tentativës për t’u larguar, policia ka mundur të arrestojë dy autorët dhe pritet që në orët në vijim të japë detaje mbi ngjarjen.

Të fundit