Flash News

KRYESORE

Aksidenti me 2 viktima dhe 5 të plagosur, policia: Banorët u goditën teksa ndihmonin këmbësorin e plagosur

Aksidenti me 2 viktima dhe 5 të plagosur, policia: Banorët u

Një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën Levan-Tepelenë, pranë fshatit Varibob dhe për pasojë dy persona kanë humbur jetën, ndërsa pesë të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Në njoftimin e policisë thuhet se: “Rreth orës 18:00, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në vendin e quajtur ‘Varibob’, një automjet ka përplasur një këmbësor.

Në vendngjarje janë grumbulluar disa banorë të zonës dhe pasagjerë të një mjeti tjetër që kishte parkuar aty për të dhënë ndihmën e parë personit të aksidentuar, të cilët janë përplasur nga një mjet tjetër tip “Opel” i cili ka hyrë në parakalim.

Për pasojë kanë ndërruar jetë shtetasit F.Sh, 64 vjeç, banues në Tiranë dhe D.L, 55 vjeç, banues në Vjosë, Fier si edhe janë dërguar në Spitalin Rajonal Fier dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve 5 shtetas të tjerë. Po punohet për identifikimin e shtetasve të plagosur dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes”, sqaron policia.

Sakaq se gjendja shëndetësore e të plagosurve, të cilat janë transportuar drejt spitalit të Fierit është e komplikuar, por fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

https://www.youtube.com/watch?v=hiKlt9c_qHk

Të fundit